Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se sot ka gjasa të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.
Para mediave, para nisjes së seancës plenare, Haxhiu u shpreh e bindur se seanca do të zhvillohet sot.
“Besoj që do të ketë seancë për presidentin. Natyrisht që sot”, ka deklaruar Haxhiu.
Ka mbetur vetëm edhe një ditë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse as të martën, më 28 prill, nuk arrihet konsensus dhe nuk zgjidhet kreu i shtetit, Kuvendi i Kosovës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Edhe një ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje të reja
Kurti hesht për Osmanin, afati kushtetues për presidentin drejt fundit