Tahiri: Zgjedhja e presidentit është kthyer në “spektakël politik”, AAK s’merr pjesë në proces

“Në këto rrethana ku jemi, edhe disa orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, nuk kemi asnjë emër përveç emrave që ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje dhe që nuk janë kandidatë unifikues”, deklaroi shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri para mediave.

Sipas tij, AAK nuk është ftuar në këto diskutime dhe nuk do të marrë pjesë në procese që i konsideron si performancë publike pa dialog real.

“AAK nuk ka qenë e ftuar në këto diskutime. Ne nuk marrim pjesë në një diskutim ku është vetëm performancë publike, një diskutim ku flitet vetë me veti. Është vazhdim i një spektakli publik politik që po e çon vendin në zgjedhje. Nuk marrim pjesë në këtë dhe e shohim këtë veprim vetëm si një seancë për të folur vetë me veti”, u shpreh ai.

Tahiri shtoi se është e papranueshme që Kosova të arrijë në një situatë të tillë pa emra unifikues për postin e presidentit.

“Në mënyrën më të sinqertë të mundshme, që vjen Kosova në këtë ditë dhe nuk mund t’i gjejë disa emra unifikues, nuk e kisha besuar”, tha Tahiri.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika