Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet rreth seancës së thirrur në orët e vona për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar situatën si të panevojshme.
Duke folur në emisionin Debat Plus, ai u shpreh kritik ndaj mënyrës se si është menaxhuar procesi, duke theksuar se çështja duhej të ishte zgjidhur shumë më herët.
“Mendoj që do duhej të përfundonte qysh në javën e parë të janarit. Do duhej të kishim kandidatura qysh në atë kohë dhe do të duhej të përmbyllej kjo”, ka thënë Ramabaja.