Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të seancës ka thëne se janë duke bërë përpjekje për zgjedhjen e presidentit.
Ai gjithashtu ka theksuar se opozita duhet të vijë në seancë, pasi e kanë obligim kushtetues.
“Jemi dukë bërë përpjekje maksimale, tash ta shohim a po vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të vinë dhe të marrin pjesë”, ka deklaruar ai, transmeton EO.
Megjithatë ai s’ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit për presidente.