Pas sulmit me armë në Uashington gjatë fundjavës, kryeqyteti amerikan po ruhet nën masa të rrepta sigurie.
Në zonën përreth Shtëpisë së Bardhë është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe Shërbimit Sekret, ndërsa disa rrugë janë mbyllur. Për të krijuar barriera të përkohshme sigurie, janë vendosur edhe kamionë të mëdhenj ndërtimi në disa segmente rrugësh.
Autoritetet amerikane kanë dhënë garanci se vizita shtetërore e Mbretit Charles do të zhvillohet në kushte të sigurta, ndërsa niveli i sigurisë reflekton seriozitetin e situatës.
Dita e sotme shënon ngjarjet kryesore të vizitës në Uashington, pas aktiviteteve të djeshme përfshirë takimin me familjen Trump dhe një pritje në kopsht, raporton BBC.

Në Shtëpinë e Bardhë pritet një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, ku presidenti amerikan do të organizojë një spektakël ushtarak për Mbretin dhe Mbretëreshën, përfshirë nderime me të shtëna nderi dhe muzikë ushtarake.
Gjithashtu, presidenti Trump pritet të mbajë fjalim gjatë pritjes zyrtare.

Më vonë gjatë ditës, Mbreti Charles do të mbajë një fjalim historik në Kongresin amerikan, duke u bërë monarku i parë britanik që flet para të dy dhomave të Kongresit në 35 vitet e fundit. Ky moment vlerësohet si shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Në mbrëmje, pritet gjithashtu një darkë shtetërore, ku do të mbajnë fjalime si presidenti Trump ashtu edhe Mbreti Charles.