Kurti akuzon opozitën për bllokim të zgjedhjes së presidentit: Kryekëput sjellje joshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të institucioneve, teksa vendi po përballet me ngërç politik rreth zgjedhjes së presidentit.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se sjellja e opozitës nuk ka qëllim tjetër përveçse bllokimin e funksionimit të shtetit.

Sipas tij, bojkotimi i seancave plenare përbën veprim joshtetëror dhe antiinstitucional, duke e cilësuar këtë qasje si të dëmshme për demokracinë dhe rendin institucional.

“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë që opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç se bllokimit. Tash e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë kryekëput jo shtetërore dhe anti-institucionaliste. Ajo është e interesuar vetëm një gjë, bllokimin e qeverisjes sonë, e cila në akt mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund te quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhore dhe vullnetit popullor të shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë më pas”, ka thënë Kurti.

Këto deklarata vijnë në një moment kritik, pasi Kuvendi ka dështuar disa herë të sigurojë kuorumin për zgjedhjen e presidentit. Seanca për këtë çështje, e nisur mbrëmë, është shtyrë disa herë herë për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, ndërsa vazhdimi i tretë është caktuar për orën 19:00.

Në rast se presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar dy kandidate për këtë post, por procesi u shoqërua me mungesë konsensusi dhe bojkot nga opozita.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika