Trump merr përgjigje nga Papa Leoni, ipeshkëv i Virginias emërohet një klandestin

Një ish-emigrant i paligjshëm është emëruar ipeshkëv në West Virginia. Emërimi i fundit i Papa Leone XIV duket gjithashtu si një “shuplakë” ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Në vendin e bastisjeve të ashpra të ICE, Papa amerikan ka zgjedhur t’i besojë West Virginia-n Evelio Menjivar-Ayala, 55 vjeç, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe në vitin 2023 u bë ipeshkëvi i parë salvadorian në SHBA si ndihmës për Arqidioqezën e Uashingtonit.

Menjivar-Ayala mbërriti në SHBA pa dokumente, i fshehur në bagazhin e një makine. Në muajt e fundit ai ka ftuar publikisht katolikët të marrin qëndrim kundër trajtimit të emigrantëve nga Trump.

Kur u emërua ipeshkëv ndihmës nga Papa Françesku, Menjivar tregoi tre përpjekjet e tij të dështuara, si adoleshent, për t’i shpëtuar dhunës dhe luftës civile dhe për të arritur në Shtetet e Bashkuara, duke ia dalë më në fund të mbërrinte në Los Anxhelos për t’u ribashkuar me motrën. Ai punoi si pastrues, në ndërtim dhe në punë të tjera përpara se të transferohej në Maryland dhe të kuptonte thirrjen e tij për priftëri.

Emërimi i Boxie III

Papa ka ngritur gjithashtu në rangun e ipeshkvit, si ndihmës në Uashington në vend të Menjivar-Ayalan, kapelanin e Universitetit Howard, Robert Boxie III, 46 vjeç, i cili i ka quajtur sulmet ndaj diversitetit “anti-amerikane” dhe “anti-të krishtera”. Boxie ka folur për përparimin racor dhe për Aktin e të Drejtave të Votimit, që Gjykata e Lartë e ka dobësuar ndjeshëm të mërkurën, dhe ka shprehur shqetësim për sulmet e administratës Trump ndaj përpjekjeve për të promovuar diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, duke sugjeruar se rruga e vendit drejt përparimit racor po “bën regres”.

Këto emërime theksojnë dhe vazhdojnë përpjekjet e Papa Leone për të promovuar anëtarë të klerit amerikan që shprehen hapur në fusha ku Kisha bie në konflikt me politikat e administratës Trump, sipas asaj që raporton Washington Post.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika