Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se gazetarët në Kosovë ende me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre, e një prej tyre është “fushata pandërprerë në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve nga ana e Qeverisë”.
Me këtë rast, ai i bën thirrje qeverisë në detyrë që të mos pengojnë punën e gazetarëve.
“Sot, në këtë ditë të 3 Majit, kur në të gjithë botën theksohet rëndësia që kanë mediat e lira dhe të pavarura në shoqëri, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre. Sfida kryesore vazhdon të mbetet një fushatë e pandërprerë në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve nga ana e qeverisë së Kosovës dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje. Gazetarët dhe mediat mbeten cak i sulmeve nëpërmjet fjalorit denigrues që ka për qëllim uljen e besimit të publikut në raportimin e tyre. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje qeverisë në detyrë dhe Vetëvendosjes që të respektojnë dhe të mos pengojnë punën e gazetarëve si faktor kyç në zhvillimin demokratik të vendit. Kjo thirrje në fakt shkon për të gjithë spektrin politik në Kosovë”, tha Rexha.
Psikogia klinike, Gresa Miftari u shpreh se gazetarët përballen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të ballafaqohen njerëzit në përditshmëri, përfshirë këtu afatet kohore dhe orari i pacaktuar.
“Gazetarët, sidomos në Kosovë, ballafaqohen me një kontekst të vështirë, edhe që jashtë ndoshta mundet me u simulue i tillë, por unë kam punuar gjatë përvojës sime gjashtëvjeçare si kineast me grupe të ndryshme të profesionistëve edhe mundem me thënë lirisht, pa hyrë në detaje, që gazetarët vërtet ballafaqohen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të u ballafaqohen profesionistët ose njerëzit në përditshmëri. Ku përfshihen padyshim, domethënë afatet së pari, sistemi ynë nervor e kemi përmendur edhe gjatë trajnimeve, nuk i dallon domethënë stresin prej cilit stimul po vjen, po e dallon presionin dhe atë që e përmende këtë herë, që shndërrohet në stres kronik. Pastaj puna me orar jo të caktuar, domethënë të pacaktuar ose të… që nuk është arbitrar, që kjo paparashikueshmëri edhe kjo mungesë ose pamundshmëri për me prioritizu se çka është e rëndësishme edhe për me nda jetën personale prej jetës profesionale krijuar një stres të vazhdueshëm”, tha Miftari.
E pranishme në panel ishte edhe Pascale Roussy, Drejtoresha e Departamentit për Demokratizim, Misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila u shpreh se mediat në Kosovë kanë bërë progres, megjithatë gjetjet e fundit nga organizatat ndërkombëtare vënë në dukje disa shqetësime serioze.
Ndërsa gazetarja Venera Xhoxhaj e cila u sulmua gjatë vitit 2023 në veri të Kosovës nga forcat serbe, tregon për vështirësitë që ka hasur.
Njësoj u shpreh edhe kolegia e saj Ardiana Thaçi e cila ishte përballur me kërcënime ndaj grupit “Albkings” dhe “Discord”.
Në fund, gazetaret potencuan faktin se kanë hezituar të marrin trajtim nga psikogët nga frika se mos iu respektohet dhe ruhet konfidencialiteti.
Liria e shtypit, gazetarët në Kosovë “përballen me stres, presion e ankth në punë”
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, BE përgëzon Kosovën për ngritje në indeks