Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Gaza, thonë mjekët

Të paktën pesë palestinezë janë vrarë të dielën në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore lokale, ndërsa përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po hasin në vështirësi.

Sipas mjekëve në terren, një sulm ka goditur një palestinez pranë një posti policor, ndërsa një tjetër në një kamp tendash në Khan Younis, në jug të Gazës. Ushtria izraelite ka deklaruar se në këtë zonë është eliminuar një militant që, sipas saj, përbënte kërcënim të menjëhershëm për forcat e saj.

Ndërkohë, në një tjetër incident në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Gazës, tre persona janë vrarë pas një sulmi ajror pranë një kuzhine komunitare afër spitalit Al-Aqsa, sipas mjekëve palestinezë. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende koment për këtë rast, raporton Reuters.

Tensionet në terren vijnë në një kohë kur, sipas autoriteteve izraelite, është raportuar edhe vrasja e Izz al-Din al-Haddad, i cili konsiderohej kreu i krahut të armatosur të Hamasit në Gaza, në një sulm të saktë në qytetin e Gazës të premten.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika