Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka përuruar dhe tashmë ka vënë në funksion unazën e brendshme të kryeqytetit, i cili pritet të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut.
Sipas njoftimit të komunës, ky aks i ri rrugor konsiderohet kyç për qarkullimin urban, duke synuar uljen e ngarkesës në rrugët kryesore dhe përmirësimin e lëvizjes brenda kryeqytetit.
Projekti përfshin ndriçim modern, hapësira të dedikuara për këmbësorë dhe një organizim të ri të qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit në trafik.
