Gjashtë persona grabisin me thikë tri shtetase të Kolumbisë në Prishtinë

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Polici se janë grabitur nën kërcënimin e thikës nga gjashtë persona të dyshuar në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa është raportuar më 26 qershor.

Viktimat kanë deklaruar se gjashtë të dyshuar meshkuj i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro para të gatshme.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika