Punëtorët e RTK-së ende pa paga, Sindikata kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), u ka kërkuar institucioneve të vendit ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e situatës me mosrealizimin e pagave të punëtorëve të transmetuesit publik.

Në një kërkesë drejtuar presidentes në detyrë dhe kryetares në detyrë të Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sindikata ka thënë se pagat e punëtorëve të RTK-së ende nuk janë ekzekutuar, edhe më 9 korrik.

Sipas sindikatës, vonesa e pagave përbën cenim të të drejtave të punëtorëve dhe nuk është vetëm çështje administrative apo financiare.

Sindikata ka kritikuar Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së për mungesë transparence dhe llogaridhënieje për këtë situatë.

Federata Sindikale ka rikujtuar se edhe një muaj më parë kishte organizuar protesta për të njëjtën çështje, por sipas saj, problemi është përsëritur.

Në kërkesën e saj, sindikata ka paralajmëruar se, nëse nuk gjendet zgjidhje e menjëhershme, do të vazhdojë me përshkallëzim të veprimeve sindikale dhe procedura ligjore.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika