Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro për të mos u gjobitur, arrestohet një shtetas gjerman në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të veturës ka bërë lëvizje të rrezikshme në komunikacion.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari me qëllim të shmangies së gjobitje, u ka ofruar zyrtarëve policorë ryshfet në shumën prej 100 eurosh.

“Kaçanik 28.07.2026-23:10. Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika