Kryeziu-Hyseni e VV-së: Duhet marrëveshje për presidentin, çdo iniciativë tjetër e çon vendin në zgjedhje

Arbëresh Kryeziu-Hyseni, në një intervistë në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me situatën politike të krijuar në vend pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas deklarimeve të Albin Kurtit, tërheqjes së LDK-së nga gatishmëria për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe përgjigjes së kësaj partie, Kryeziu-Hyseni ka thënë se kryeministri tashmë u ka dërguar partive ftesë për një takim, “në mënyrë që të merremi vesh se si do të ecim tutje me çështjen e presidentit, para se t’u nënshtrohemi procedurave që vijnë, fillimisht asaj të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë”.

“Duhet të ketë një marrëveshje për çështjen e presidentit. Çfarëdo iniciative tjetër do të jetë iniciativë që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja dhe për këtë secila prej partive politike është e vetëdijshme”.

“Prandaj, deklarata e kryetarit të LDK-së dje për qëndrimin që LDK-ja ka marrë sa i përket pozicionimit të saj në krejt situatën që është krijuar dhe fakti që po duan të kontribuojnë në një emër konsensual, mendojmë që është i mirëseardhur”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika