Vuçiq thotë se do t’i shkruaj Ruttes për urën e Ibrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet me letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për t’i kërkuar që të mos lejohet hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiqi ka pretenduar se procesi po zhvillohet pa njoftuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time që të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër”, ka thënë Vuçiqi të martën, sipas raportimeve të mediave në gjuhën serbe.

Ai e ka cilësuar situatën si “marri e madhe dhe zhgënjim”, duke pretenduar se veprimet lidhen me përpjekjet për ta detyruar Serbinë të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, më 10 gusht, KFOR-i njoftoi se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Sipas KFOR-it, ky tranzicion po bëhet në kuadër të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe procesit të zvogëlimit gradual të pranisë së misionit.

Për këtë vendim është njoftuar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka bërë thirrje që Policia e Kosovës të ofrojë garanci për të gjithë qytetarët.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika