PDK-ja sërish dërgon letër, kërkon mbajtjen e seancës konstituive nesër

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar sërish letër me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Për këtë, kjo parti i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Në një njoftim për media, kjo parti thotë se nesër sërish do të jenë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika