Bajrami: Pesë ditë para 1 shtatorit, prindërit ende s’i kanë marrë mjetet për blerjen e librave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për vonesat në ndarjen e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore.

Bajrami ka thënë se kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e librave.

Ajo ka kritikuar edhe deklaratën e ministrit të Arsimit, i cili, sipas saj, u ka kërkuar prindërve të mos i blejnë librat, pasi ministria është duke negociuar çmimet me shtëpitë botuese.

“Vetëm pesë ditë deri më 1 shtator! Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave. Për më tepër, ministri u ka thënë prindërve: mos i bleni librat, sepse jemi duke negociuar çmimet me shtëpitë botuese”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka ngritur shqetësimin edhe për prindërit në komunat që nuk kanë librari, duke thënë se ata çdo vit përballen me vështirësi për t’i siguruar të gjitha tekstet shkollore.

“Mos të harrojmë se ka komuna që nuk kanë as librari. E prindërit e dinë shumë mirë çka heqin çdo vit t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese, si biznese private që janë, i shtypin librat bazuar në kërkesë”, ka deklaruar ajo.

Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “amatorizëm”, duke thënë se furnizimi i nxënësve me libra ka qenë një prej gjërave që ka funksionuar mirë në arsim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika