50 gjoba dhe 22 mjete të konfiskuara nga policia në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar gjatë muajit gusht kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve.

Si rezultat i kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit. Ndërkaq, janë konfiskuar 14 motoçikleta/skuterë dhe 8 trotinetë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Nga 50 gjobat e shqiptuara, 27 kanë qenë për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, 11 për drejtim pa regjistrim, 4 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa 8 për kundërvajtje të tjera.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetëve”.

Policia ka apeluar te drejtuesit që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika