BE i ofron 6 miliardë euro Ukrainës për sistemet “Patriot” për mbrojtje nga Rusia

Flamujt e BE-së

Bashkimi Evropian është bërë gati t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro asistencë, për ta ndihmuar në blerjen e pajisjeve ushtarake, kryesisht interceptuesve “Patriot”, të cilët i nevojiten për të rrëzuar raketat balistike ruse.

Financimi, i njoftuar këtë të premte, do të vijë nga huaja mbështetëse prej 90 miliardë eurosh e bllokut, e cila parashikon 28 miliardë për ndihmë ushtarake dhe 16 miliardë të tjera ndihmë për buxhetin brenda vitit.

Kriteret e huasë do të hiqen sa i takon prokurimit të sistemeve “Patriot”, të cilat prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe dronët, që varen nga pjesë përbërëse kineze.

Ndihma prej 6.1 miliardësh përbën lëvrimin e fundit në kuadër të paketës prej 28 miliardësh. Pagesat po bëhen në mënyrë graduale pasi Brukseli po kontrollon dhe verifikon kontratat që Kievi nënshkruan me kompanitë private. Deri tani janë transferuar 8.35 miliardë euro fonde për mbrojtjen.

“Ushtria ukrainase varet ndjeshëm nga pajisja me produkte kritike që kërkojnë sasi të veçanta brenda një kohe të shkurtër. Ndaj, ndihma e BE-së mbetet jetike”, ka deklaruar komisioneri evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius në një konferencë shtypi.

Lajmi vjen teksa aleatët po nxitojnë për ta furnizuar vendin e përfshirë nga lufta me sisteme mbrojtëse në një kohë kur Rusia po përshkallëzon fushatën e bombardimeve me dronë me motorë avionësh dhe kur po afron dimri, që pritet të jetë më i ashpri që nga fillimi i luftës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika