Gjini: Historia e luftës së UÇK-së nuk mund të njolloset

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se historia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tregimi i Kosovës për liri nuk mund të njollosen.

Duke folur në “Marshin për Liri” në Prishtinë, Gjini tha se qytetarët po i drejtohen gjithë botës, miqve që e kanë mbështetur Kosovën në vitin 1999, por edhe kundërshtarëve të saj.

“Po ju flasin edhe armiqve. Po ju flet populli i lirë i Kosovës”, deklaroi Gjini.

Ai tha se UÇK-ja kishte luftuar kundër forcave që, sipas tij, kishin kryer krime ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, duke theksuar se ish-krerët e saj dhe luftëtarët nuk duhet të persekutohen për luftën çlirimtare.

“A e dini kundër kujt kanë luftu këta? UÇK-ja ka luftuar kundër atyre që i kanë mbush kamionët frigoriferë me trupa të bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, kundër atyre që kanë dhunuar me mijëra gra në Kosovë”, tha ai.

Gjini përmendi edhe vrasjet e fëmijëve dhe krimet e kryera gjatë luftës, duke thënë se pjesëtarët e UÇK-së kishin luftuar kundër atyre që, sipas tij, ishin përgjegjës për këto krime.

“Qysh mundet me pas faj një popull, qysh mundën me pas faj njerëzit që e kanë kap pushkën për liri?”, u shpreh Gjini.

Ai tha se Kosova do ta presë edhe vendimin për ish-krerët e UÇK-së, por theksoi se, pavarësisht vendimeve, historia e luftës për liri nuk mund të ndryshohet.

“Kemi me i prit edhe tri ditë e 19 orë. Poshtërsia më e thellë njerëzore është që ata që e kanë kryer krimin i akuzojnë të tjerët për krime. Kurrë askush nuk ka me mbërritë me ndot tregimin tonë për liri”, deklaroi Gjini.

Në fund, ai tha se çdo person që ka marrë armët për të luftuar për vendin e tij meriton mirënjohje dhe jo, siç u shpreh ai, persekutim.

“E meriton me e ngritë kapelen secili edhe me ju thonë, qysh ju thojnë miqtë tanë: faleminderit për shërbimin, e jo me i persekutu luftëtarët e lirisë”, tha Gjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika