Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Zulfaj do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për emërimin e tij.