Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshët e Nemuna, në zonën kufitare Shqipëri – Kosovë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, nuk janë dhënë detaje shtesë rreth natyrës së operacionit apo arsyes së ndërhyrjes, njofton Dukagjini.
“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshët e Nemuna, në zonën kufitare Shqipëri – Kosovë. Për më shumë informata, ju informojmë me kohë” thuhet në njoftim.