Pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të mbledhur pranë Gjykatës Speciale, policia holandeze ende nuk ka lejuar hyrjen e të gjithë familjarëve dhe përfaqësuesve të mediave në objekt për ta përcjellë seancën.
Një pjesë e familjarëve tashmë kanë hyrë në objekt, ndërsa pjesa tjetër, së bashku me gazetarët, vazhdojnë të presin jashtë.
Ndërkohë, policia holandeze, e cila po kujdeset për rendin dhe sigurinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga objekti i gjykatës dhe të zhvendosen në hapësirën e caktuar për tubim.
Policia ka paralajmëruar se, në rast se qytetarët nuk i zbatojnë urdhrat për t’u larguar, mund të ndërhyjë edhe me forcë.
Qindra qytetarë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë, ‘blindohet’ Gjykata Speciale