Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Trupi gjykues e ka shpallur Thaçin penalisht përgjegjës për disa krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.

Aktgjykimi është shpallur sot në Hagë, gjatë seancës ku po bëhet publik vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nisur në vitin 2023.

Të fundit nga rubrika