Ka nisur protesta e përbashkët e tifo-grupeve kryesore të Kosovës në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Protesta ka nisur në orën 15:00, ndërsa tifo-grupet kanë bërë thirrje për bashkim, duke lënë përkohësisht mënjanë rivalitetet sportive.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, organizatorët kanë thënë se shumica e tifo-grupeve janë bashkuar në këtë protestë.
“Shumica prej tifo-grupeve kanë dëshmuar se sa shumë vlejnë, duke i lënë anash rivalitetet sportive dhe duke u bashkuar njëzëri”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, intelektualët kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në protestën e sotme në shesh. Ata kanë bërë të ditur se protestat e tyre do t’i zhvillojnë në stadiume.
Protesta e tifo-grupeve po zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit po shprehin mbështetjen e tyre për ta./EO