Qendra “Gjenocidi në Kosovë” u drejtohet krerëve të shtetit: Kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka drejtuar një letër krerëve të institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, përmes së cilës kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Letra i është drejtuar kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, deputetëve të Kuvendit, si dhe kryetarëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe PSD-së.

Në letër, Qendra shpreh shqetësimin lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.

Sipas Qendrës, aktgjykimi përbën “një goditje të rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës”, pasi, siç pretendohet në letër, realizimin e pavarësisë së Kosovës e konsideron të lidhur me vrasje sistematike, arrestime, ndalime, trajtime çnjerëzore dhe forma të tjera të dhunës.

“Të brengosur për shkak të rrezikut që ngërthen në vetvete ky vendim për pavarësinë e shtetit të Kosovës, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ ju drejtoi memorandumin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e të ashtuquajturës ‘Gjykatë Speciale’”, thuhet në letër.

Qendra i referohet edhe deklaratës së miratuar më 28 shtator nga 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se përmes saj institucionet shtetërore janë ftuar të ndërmarrin veprime për mbrojtjen e “së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”, si dhe për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore.

Në letër përmendet edhe caktimi i Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara, i cili do të shqyrtojë ankesat në rastin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Qendra pretendon se në përbërjen e panelit janë gjyqtarë që kanë qenë pjesë e paneleve të mëparshme të Apelit në rastet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

“Prandaj rezultati i vendimit të Panelit të Apelit është DÉJÀ VU!”, thuhet në letër.

Në këtë kontekst, Qendra e cilëson shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe abrogimin e nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës si “imperativ kategorik”.

“Vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm mund të shpëtojë Kosovën nga rreziku i madh që i kanoset”, thuhet më tej.

Në fund të letrës, Qendra u bën thirrje forcave politike që të ruajnë konsensusin e arritur me miratimin e deklaratës së 28 shtatorit dhe të veprojnë të bashkuara.

Qendra vlerëson se konsensusi politik do të ndikonte, sipas saj, në “uljen e tensioneve të brendshme dhe homogjenizimin shoqëror” përballë presioneve me të cilat, siç shprehet ajo, mund të përballet Kosova.

Letra është nënshkruar në Gjenevë më 30 shtator 2026 nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika