Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Kosovë, ku është pritur në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, von der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti teksa pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media, njofton Dukagjini.
Vizita e Von der Leyen në Kosovë është pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, i cili po zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor.
Në fokus të këtij turneu janë procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 6 miliardë eurosh.
Kujtojmë se para Kosovës, von der Leyen qëndroi në Shqipëri.