Qytetarët kërkojnë më shumë angazhim institucional për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë i janë bashkuar marshit gjithëpopullor kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UCK-së. Thirrja e tyre ishte e njëjtë që të ketë angazhim shtetërorë në lirimin e tyre.

Sheshet e kryeqytetit ishin të vegjël për të përballuar qytetarët qe iu bashkuan marshit gjithëpopullor në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve te UÇK-së.

Me simbole kombëtare, nga shumë qytete të Kosovës ata u bashkuan në një vend, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Thirrja e tyre ishte e njëjtë – kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Ata njerëz janë të pafajshëm ata njerëz janë të pafajshëm, ato përsekutohen ato duhet krejt populli jonë me u qu përndryshe pasojat kemi me i vujt si popul.”

Teksa disa prej tyre edhe vetë kishin qenë pjesë e luftës, thonë se këtë situatë janë duke e përjetuar rëndë.

“Vendim sikur të ndalet fryma edhe nuk merr fryme për një moment, sepse është një dënim pa argumente edhe pa fakte kryesisht i motivuar politikisht nga Serbia e Rusia.”

“Vendimin e kemi parë shumë të padrejtë, shumë të padrejtë, turp është për Evropën, që e ka bërë këtë vendim.”

Por, derisa kërkojnë më shumë angazhim institucional, ata bëjnë thirrje që vendi të mos shkojë edhe një herë në zgjedhje.

“Duhet me u bashku partitë duhet me kanë populli më i bashkuar..”

“Iniciativa e PDK-së është e mirë por e qeverisë nuk na pëlqen sepse duhet me ndërmarr më shumë iniciativa sesa që është duke marr.”

Ky është marshi i dytë i organizuar në kundërshtim të vendimit dënues me 81 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika