Kelmendi mohon konfliktin Thaçi-Allaqi: Nuk ka pasur as më të voglin konflikt

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Bexhet Kelmendi, ka mohuar se ndërmjet Hashim Thaçit dhe Behajdin Allaqit ka pasur ndonjë konflikt.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Kelmendi ka thënë se është detyrim që opinioni të informohet për atë që, sipas tij, ka ndodhur në të vërtetë brenda LPK-së.

“Është detyrim moral, shpirtëror e kombëtar të informojmë opinionin që nuk ka pasur as më të voglin konflikt. As më të voglin konflikt nuk ka pasur”, ka deklaruar Kelmendi.

Deklarata e tij vjen në kuadër të diskutimeve rreth gjetjeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në aktgjykim, Trupi Gjykues ka konstatuar se në vitin 1993 Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën.

Ndërkaq, Kelmendi, njësoj si edhe disa ish-veprimtarë të tjerë të LPK-së që kanë folur së fundmi në Debat Plus, e kundërshton ekzistencën e një konflikti mes Thaçit dhe Allaqit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika