Haradinaj: Kurti dhe VV-ja të kthehen në Kuvend, ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka kritikuar largimin e deputetëve nga Kuvendi, duke e cilësuar si “dezertim”, ndërsa ka thënë se në një situatë kur qytetarët po protestojnë, deputetët duhet t’i kthehen agjendës shtetërore.

“Kurti, deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë deputetët të kthehen në Kuvend. Të votojmë ligjin për dhomat e specializuara në lexim 2 dhe t’i kthehemi agjendës shtetërore ashtu si na takon si deputetë. Ikja e Kurtit, ikja e Vetëvendosjes, fshehja është baraz me dezertim sot. Dezertorët gjithë gjejnë arsye e motive e mbështeten apo fshehen pas shumë kauzave, por nuk është dita me ik sot nga Kuvendi i Kosovës, kur i kemi edhe qytetarët në protesta”, tha ai.

Haradinaj ka kritikuar edhe përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve, duke thënë se krijimi i një situate të tillë është i dënueshëm.

“Fshehja e Kurtit edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, përdorimi i policisë me i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës, edhe krijimi i një situate çfarë po e shohim në këtë qytet, kur policia e Kosovës po përballet me vëllezër e motra të veta, me qytetarët e këtij vendi, edhe ata janë vëllezër e motra të të gjithë neve, ata që protestojnë, edhe ata më me dëshirë kishin qëndruar në shtëpitë e veta, e nuk kishin qenë shesh me gaz lotsjellës, vërtet është e dënueshme”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që, sipas tij, kanë ende ndërgjegje, të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë ligjin.

“Pra, në një situatë të tillë, ata që kanë ende ndërgjegje t’i bëjnë thirrje të kthehen në Kuvend. Ta votojmë ligjin për dhomat e specializuara dhe t’i kthehemi agjendës shtetërore. Nuk ka logjikë pra me u ndërprerë seanca me ik deputetët kur kanë mbetur vetëm edhe pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues, edhe për zgjidhjen e presidentit. Është e vërtetë edhe e kam paralajmëruar gjithnjë se Kurti dhe Vetëvendosje po e çojnë vendin në zgjedhje”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika