Ushtarët shqiptarë stërviten me ushtarët amerikanë

Të hënën e 18 korrikut, Forcat Tokësore shqiptare me një postim në Facebook kanë njoftuar se ushtarët shqiptarë kanë filluar stërvitjet me ushtarët amerikanë

Stërvitjet e Forcave Tokësore shqiptare dhe ushtrisë amerikane

Stërvitja e përbashkët mes forcave amerikane dhe ushtarëve shqiptarë është drejtuar nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade, Arben Kingji.

Në një postim në Facebook, Forcat Tokësore shqiptare kanë thënë se në vijim të vizitës në Fort Drum, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, së bashku me adjutant gjeneralen e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou, kanë inspektuar stërvitjen “eXportable Combat Training Capability”.

Foto e realizuar gjatë stërvitjeve

Në këto stërvitje janë ndjekur nga afër qitjet e efektivave të Forcës Tokësore me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara”TOW”.

“Në vijim të vizitës në Fort Drum, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, së bashku me adjutant gjeneralen e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou, inspektuan stervitjen “eXportable Combat Training Capability”, nga ku ndoqën nga afër qitjet e efektivave të Forcës Tokësore me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara “TOW””, thuhet në njoftim.

Postimi i Forcave Tokësore shqiptare në Facebook

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika