Zelensky konfirmon mbështetjen për armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi

 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina e mbështet armëpushimin energjetik të njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke theksuar se pret që edhe Rusia ta mbështesë atë.

“Ukraina e mbështet armëpushimin dhe është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë atë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

Ai tha se Ukraina është në pritje të hollësive nga pala amerikane.

“Nga ana jonë, Ukraina i mbështet gjithmonë plotësisht hapat drejt uljes së tensioneve, mbrojtjes së jetëve dhe vendimeve të nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme”, shkroi ai.

Konfirmimi i Zelenskyt vjen pasi, pak më herët, ai i kishte thënë mediumit amerikan Axios se njoftimi për marrëveshjen ishte “lajm për mua”.

Në postimin e tij, presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se kishte biseduar për armëpushimin e pjesshëm me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika