Biden për Putinin: Nuk do të kërkoj falje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka thënë se nuk do të kërkojë falje për fjalët e tij në fjalimin e fundjavës në Varshavë, drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti Biden i ka qëndruar komentit të tij mbi Putinin në të cilin kishte thënë se ky i fundit nuk duhet të mbetet president i Rusisë. Ai theksoi që kjo shprehje ishte rrjedhojë e tmerrit të tij mbi pushtimin e Ukrainës dhe jo një ndryshim në politikën amerikane që synon të kërkoj largimin e Putinit.

“Isha duke shprehur zemërimin moral që ndjeja dhe nuk kërkoj falje për këtë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë duke hedhur poshtë kritikat botërore për pasojat e mundshme diplomatike si rrjedhojë e fjalëve të thëna.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Biden gjithashtu shtoi se askush nuk duhet t’i interpretonte komentet e tij si thirrje për rrëzimin e presidentit Putin.

“Është qesharake”, u përgjigj ai në pyetjet në lidhje me fjalimin e tij në Varshavë.

Fjalët e Bidenit në Varshavë ngjallën dilemën me të cilën ai dhe aleatët e Alenacës Veri Atlantike (NATO) do të dënojnë luftën në Ukrainë duke bërë presion ndaj Rusisë por, pa mbyllur mardhëniet me Moskën. Mospërfundimi i mardhënieve me Moskën mund të ndihmojë në përfundimin e pushtimit.

Gjithashtu, perëndimi duhet të vendos mbi rikthimin e Moskës në ekonominë globale, largimin e sanksioneve dhe rifillimin e mardhënieve diplomatike. Kjo vetëm nëse Rusia tërheq forcat ushtarake të saj nga Ukraina.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

I pyetur mbi mendimin e tij për fjalët e Biden, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “Unë nuk do të përdorja këto lloj fjalësh”, gjersa shtoi se po shpresonte të arrinte një armëpushim përmes diplomacisë.

Putini kishte thënë prej vitesh se ai beson që Shtetet e Bashkuara dhe CIA po komplotojnë për t’a larguar nga pushteti. Ndërkaq, Dmitri S. Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se kjo deklaratë e presidentit Biden i ka shqetësuar dhe se Kremlini do të monitorojë nga afër deklaratat e tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika