Rama: Intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës

I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar punimet në soliterat e Ulpianës. Ai ka thënë që përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojën uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit

Ilustrim

Kyetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar punimet në soliterat e Ulpianës të premten e 29 korrikut.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që përveç pamjes së të cilën do të kenë soliterat, izolimi i tyre do të ulë shpenzimet e banorëve.

“Përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Pamje nga vizita e kryetarit, Përparim Rama në punimet te soliterat në Ulpianë, Prishtinë

Ai më tej ka thënë se ky rinovim ka qenë mëse i nevojshëm për kullat ikonë të Ulpianës.

“Intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës, dhe jam shumë i lumtur që bashkë me Millennium Foundation Kosovo jemi duke e mbështetë një projekt të tillë, nëpërmjet programit #SEEK të financuar nga Millennium Challenge Corporation – MCC, nga i cili do të përfitojnë 270 familje”, ka shtuar kryetari.

Ai ka treguar që gjatë vizitës së tij në punime ka qenë nën shoqërinë e Drejtorit të MFK-së, Petrit Selimit,  Zëvendësdrejtoreshës së MCC-së për Kosovë, znj. Caitlin Reichart dhe eskpertë nga MFK, të cilët i kanë përcjell punimet nga afër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika