Policia e Kosovës: Të shtënat kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por nuk ka të plagosur

Në veri të Kosovës ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës, por nuk ka të lënduar, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës. Tutje ata kanë njoftuar se personat që kanë organizuar bllokimin e rrugëve janë duke i maltretuar qytetarët shqiptarë të veriut, duke iu shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në veturat e tyre

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në faqen e tyre në Facebook, se në pjesën Veriore të Kosovës ka pasur të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Të shtënat, sipas Policisë së Kosovës, ishin dëgjuar nga shumë lokacione.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Gjithashtu, Policia ka treguar se në Veri të Kosovës janë duke i maltretuar qytetarët shqiptarë.

“Po ashtu, janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”.

Bahtiri: Bandat serbe rrahën një familje kosovare, të njëjtit po trajtohen në spitalin e Mitrovicës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika