Sveçla konfirmon largimin e barrikadave në Veri: Është zhvendosur zbatimi i vendimeve për 1 shtator

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është kthyer plotësisht liria e lëvizjes në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të gjitha barrikadat që ishin vendosur të dielën e 31 korrikut në Veri të Kosovës janë larguar.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri Sveçla ka konfirmuar se është kthyer plotësisht liria e lëvizjes në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Pas largimit të barrikadave, është shtyrë edhe aplikimi i vendimit për reciprocitetin e letërnjoftimeve me Serbinë deri më një shtator e po ashtu edhe vendimi për të zëvendësuar targat ilegale.

“Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata. Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët”.

Sveçla po ashtu ka theksuar se grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët sipas tij udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur edhe të hënën e një gushtit ndaj zyrtarëve policorë.

Kjo siç thotë ai, “me qëllim të vrasjes së tyre”.

“Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendeve tona dhe rajonit sepse mbi të gjitha Qeveria jonë ka marrë dy vendime duke respektuar ligjet vendore dhe ndërkombëtare”.

“Siç jemi zotuar edhe mbrëmë, si Qeveri e Republikës së Kosovës, me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika