Momenti kur Koulibaly kërkon leje nga Terry për ta përdorur fanellën me numrin 26 te Chelsea

Mbrojtësi më i ri i ekipit të Chelsea-s Kalidou Koulibaly e ka kontaktuar ish-legjendën e këtij ekipi për të kërkuar nga ai pëlqimin për ta bartur numrin 26 në fanellë

Transferimi më i ri i ekipit futbollistik të Chelseas, Kalidou Koulibaly

Transferimi më i ri i ekipit futbollistik të Chelseas, Kalidou Koulibaly e ka fituar respektin e fansave ende pa filluar sezoni i ri i Ligës së Anglisë.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar, i cili kaloi te Chelsea nga ekipi italian Napoli do ta bartë numrin 26 në fanellën e tij.

Por para se ta marrë konfirmimin nga klubi, Koulibaly dëshiroi që të sigurohet që ish-legjenda e Chelseas John Terry do të pajtohej me këtë kërkesë të tij.

Që nga dalja në pension e ish-mbrojtësit John Terry, numri 26 që barte ai nuk është përdorur nga asnjë lojtar tjetër.

Për këtë arsye, Koulibaly e ka kontaktuar Terry-n përmes telefonit për të kërkuar edhe nga ai konfirmimin,

“John doja të të pyesja diçka, sepse siç e di ti, unë kam luajtur me numrin 26 në Napoli dhe e shoh që, që kur u largove nga klubi, askush nuk e ka marrë 26-shin”.

“Unë nuk e di nëse e keni ‘pensionuar’ atë apo nëse askush nuk dëshiron ta marrë atë, por doja t’ju pyesja nëse është e mundur ta marr unë?”, thotë Koulibaly gjatë bisedës telefonike.

Këto janë fjalët me të cilat i drejtohet Koulibaly ish-legjendës së Chelseas.

Ndërkaq, Terry përgjigjet menjëherë pozitivisht:

“Dëgjo, 26-ta ishte shumë e veçantë për mua,” tha ai.

“Po mik, e vlerësoj shumë që më telefonon dhe nuk është problem për mua që ti ta pranosh, kënaqësi absolute”, vijon Terry.

“Të uroj gjitha të mirat, sepse e di se sa i rëndësishëm ishte ky numër për mua dhe padyshim që ju kam parë edhe ju ta bartni numrin 26, kështu që është kënaqësi shoku im, unë ju jap 26-tën.”

Pasi u shpreh mirënjohës Koulibaly  tha se kjo do të jetë një fanellë “e rëndë” për të luajtur, kurse Terry u përgjigj: “Pa presion mik, do të fitosh trofe për ne, mirë?”

Në vitin 2019, ish-kapiteni i Chelseat, Terry, zbuloi se e mbajti numrin 26 gjatë gjithë karrierës së tij, në mënyrë që tifozët të mos kishin nevojë të blinin fanella të tjera.

Këtë numër në sezonin e ri të Chelseas do ta bartë Koulibaly.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika