Pamja që e shoqëron Himarën pas ngjarjes tragjike është e trishtë

Pamja e plazhit të Potamit në Himarë gjatë së mërkurës është jo e zakonshme. Ngjarja tragjike që ndodhi të martën ka tronditur pushuesit. Kjo vërehet edhe nga fakti se plazhi, përkundër që është sezoni i verës, ka vazhduar të jetë i zbrazur gjatë së mërkurës

Foto e postuar në llogarinë e gazetares Esmeralda Keta

Pas tragjedisë që goditi Himarën, plazha e Potamit është e zbrazët.

Gazetaraja Esmeralda Keta, e cila ishte dëshmitare në ngjarjen e rëndë, ka sjellë pamje të këtij plazhi.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong dhe plazhi krejtësisht i braktisur…”, shkruan Esmeralda Keta në Facebook.

Postimi i gazetares vazhdon duke thënë, “ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë”.

“Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, përfundon gazetarja.

Të enjten mbahet protestë për vdekjen tragjike të fëmijës në Himarë

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika