Kritika për punën e Kuvendit në sesionin pranveror

Monitoruesit e këtij institucioni nuk e kanë vlerësuar sikur "të suksesshme" këtë periudhë pune

Këtë të premte do të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror e janë organizatat që monitorojnë këtë institucion që po shprehen të pakënaqura për punën në këtë periudhë.

Sipas tyre, ka numër të madh projektligjesh që kanë mbetur pa u diskutuar. Opozita kritikon partinë në pushtet që ka shumicën në Kuvend për këtë gjendje.

Të premten do të jetë hera e fundit që përfaqësuesit e popullit do të dalin në punë për sesionin pranveror.

Brenda kësaj kohe ka pasur polemika të shumta e mjaftë të qeshura.

Por, monitoruesit e këtij institucioni nuk po e vlerësojnë të suksesshëm këtë periudhë pune.

“Aktualisht ka një numër të madh të projektligjeve që kanë mbetur në procedure, tek disa ka vonesa disa mujore, dmth janë tejkaluar të gjitha afatet me rregullore. Sesioni vjeshtor do të jetë edhe më i shkurtër dhe nëse ata nuk kanë arritur gjatë kësaj kohe ti miratojnë, është tejet vështire të besohet që do të përmbushet agjenda legjislative gjatë sesionit vjeshtor kur mund të ketë çështje tjera të ngritura gjatë sesionit vjeshtor”, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.

Kësaj gjendje, sipas opozitës i ka kontribuar partia në pushtet.

“Realisht mund të vlerësohet si një prej dështimeve të radhës së kësaj mazhorance, disa prej projektligjeve kanë kaluar me mbështetjen e opozitës sepse deputetët e pushtetit ishin të papërgjegjshëm dhe nuk kishin numrat për ti kaluar këto projektligje”, ka thënë Bekim Haxhiu ka rradhët e PDK-së.

Por, krejt ndryshe po mendojnë deputetët e shumicës.

Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, sesionin pranveror të Kuvendit në vitin 2022 po e quan më të suksesshmin ndër vite.

“Sesioni pranveror ka qenë mjaftë produktiv dhe efikas megjithatë mendoj që ka mujt me dhënë edhe më shumë. Është legjislatura që ka kalu  më së shumti projektligje që nga legjislatura e pestë por kjo nënkupton edhe që Qeveria ka sjellë mjaftë shumë projektligje”, ka thënë Adnan Rrustemi nga LVV.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione, në sesionin pranveror dhe në sesionin vjeshtor.

Sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar, ndërsa sesioni vjeshtor të hënën e dytë të muajit shtator.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika