SHBA-të i kërkojnë Rusisë të pranojë marrëveshjen për lirimin e basketbollistes Griner

Raportet e mediave amerikane sygjerojnë se Uashingtoni po ofron një shkëmbim të burgosurish që përfshin një trafikant rus armësh

Brittney Griner
Brittney Griner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë kërkuar Moskës të pranojë një marrëveshje për lirimin e basketbollistes Brittney Griner, e cila është dënuar me nëntë vjet burg në Rusi.

Fituesja e dy medaljeve olimpike u dënua për posedim dhe kontrabandë droge pasi në çantën e shpinës i ishte gjetur vaj kanabisi.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se oferta e SHBA ishte “një propozim serioz”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të premten, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska është e gatshme të diskutojë këtë temë.

Raportet e mediave amerikane sygjerojnë se Uashingtoni po ofron një shkëmbim të burgosurish që përfshin një trafikant rus armësh.

Viktor Bout, i njohur si “tregtari i vdekjes”, po vuan një dënim me 25 vjet burg në SHBA.

Ai mund të transferohet nga Uashingtoni te autoritetet ruse në këmbim të Griner dhe ish-marinsit amerikan Paul Whelan, thonë raportet, transmeton BBC.

Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze, u dënua në vitin 2020 me 16 vjet burg në Rusi pasi u dënua për spiunazh.

Kirby u tha gazetarëve se dyshja po ndalohej gabimisht dhe duhej të lirohej.

Asnjë marrëveshje me SHBA-në, për shkëmbimin e Griner dhe të tregtarit të armëve Bout, thotë Rusia

Rasti “Griner’ hedh në qendër të vëmendjes diplomacinë e pengjeve.

Lidhur me propozimin e SHBA-së, Kirby tha: “Ne i nxisim ata ta pranojnë atë. Ata duhet ta kishin pranuar atë javë më parë kur ne e bëmë për herë të parë.”

Por sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një pengesë është se Rusia dëshiron të shtojë në shkëmbim të propozuar edhe vrasësin e dënuar Vadim Krasikov, i cili ndodhet në burg në Gjermani.

Griner, 31 vjeç, i tha gjykatës se kishte bërë një “gabim të ndershëm” dhe nuk kishte ndërmend të shkelte ligjin.

E konsideruar si një nga sportistet më të mira në botë, ajo u ndalua në shkurt në një aeroport afër Moskës, kur në bagazhin e saj u gjetën fishekë që përmbanin vaj kanabisi.

Ajo kishte ardhur në Rusi për të luajtur basketboll klubesh gjatë sezonit.

Menjëherë pas kësaj, Rusia pushtoi Ukrainën dhe rasti i saj është bërë objekt i diplomacisë së profilit të lartë midis SHBA-së dhe Rusisë.

Shokët e skuadrës së Griner Phoenix Mercury organizuan një gjest solidariteti të enjten, kur ata dhe kundërshtarët e tyre të Connecticut Sun mbajtën 42 sekonda heshtje para ndeshjes së tyre, për nder të fanellës së saj me numrin 42.

Blinken e ngriti çështjen në një telefonatë me Lavrov javën e kaluar, në bisedën e parë mes dy burrave që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Një ditë pas dënimit të Griner, Lavrov tha se Moska është e gatshme të diskutojë temën e shkëmbimit të të burgosurve me Uashingtonin, por brenda kuadrit të një kanali ekzistues diplomatik të rënë dakord nga presidentët Putin dhe Biden, e citon atë të ketë thënë agjencia e lajmeve, Reuters.

Lavrov dhe Blinken janë tani në Kamboxhia për një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Brittney Griner është dënuar me 9 vjet burg në Rusi

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika