Ukraina nis dy anije me grurë për në Turqi dhe Itali

Të hënën e 8 gushtit Ukraina ka nisur dy anije me grurë për në Itali dhe Turqi përmes 'Pivdennyi', portit të tretë ukrainas

Anijet ukrainase

Të hënën e 8 gushtit, dy anije të tjera, që transportonin misër dhe sojë janë nisur nga portet ukrainase të Detit të Zi për në Turqi dhe Itali.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave, të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore dhe madje edhe në shpërthime të urisë në pjesë të botës.

Anija ‘Sacura’, që është nisur nga Pivdennyi, po transporton 11 mijë tonë sojë në Itali, tha të hënën ministria e mbrojtjes e Turqisë, ndërsa ‘Arizona’, e cila u largua nga Chornomorsk, po transporton 48 mijë e 458 ton misër në Turqinë jugore.

Ndërsa, anija ‘Polarnet’, e cila u nis të premten e 5 gushtit, ka arritur në destinacionin e saj përfundimtar në Derince të Turqisë veriperëndimore të hënën në mëngjes, raporton Reuters.

Deri më tani, rreth 243 mijë tonë misër janë eksportuar nga Ukraina me shtatë anije që nga nisja e parë më 1 gusht, sipas një raporti të Reuters të të dhënave nga ministria e mbrojtjes e Turqisë.

Anijet e tjera transportonin 11 mijë tonë sojë, 6 mijë tonë vaj luledielli dhe 45 mijë tonë miell luledielli.

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, konfirmoi se dy anijet e fundit u larguan të hënën, duke shtuar se ‘Pivdennyi’, porti i tretë ukrainas i përfshirë në marrëveshje, më në fund ishte në funksionim si pjesë e nismës.

Kubrakov kishte thënë më parë se hapja e ‘Pivdennyi’ do të shtynte kapacitetin total të eksportit të Ukrainës deri në tre milionë tonë në muaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika