Ambasadori i Kinës është ftuar në Britani nga Sekretarja Truss për të diskutuar për “përshkallëzimin e gjerë” kundër Tajvanit

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ka thënë se kishte urdhëruar zyrtarët të thërrisnin ambasadorin Zheng Zeguang për të shpjeguar veprimet e vendit të tij në ditët e fundit, të cilat kanë parë lëshime dhe inkursione raketash në ujërat dhe hapësirën ajrore të Tajvanit

Ilustrim

Ambasadori i Kinës në Britani të Madhe është thirrur në Ministrinë e Jashtme për shkak të “përshkallëzimit agresiv dhe të gjerë” të Pekinit kundër Tajvanit.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ka thënë se kishte urdhëruar zyrtarët të thërrisnin ambasadorin Zheng Zeguang për të shpjeguar veprimet e vendit të tij në ditët e fundit, të cilat kanë parë lëshime dhe inkursione raketash në ujërat dhe hapësirën ajrore të Tajvanit.

Megjithatë, Pekini ka përsëritur kërcënime ushtarake, duke refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës kundër Tajvanit, të cilin e pretendon si territor i tij.

“Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i përgjigjemi me përdorimin e forcës ose mjeteve të tjera të nevojshme për ndërhyrjen e forcave të jashtme ose veprimet radikale nga elementët separatistë”, thuhet në një deklaratë kineze.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektivat e ribashkimit paqësor të Kinës dhe të avancojmë këtë proces.”

Kina ka pohuar se veprimet e saj rreth Tajvanit, janë nxitur nga vizita në ishull nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Tajvani ka thënë se vizita të tilla janë rutinë dhe se Kina ka përdorur udhëtimin e saj thjesht si një pretekst për të rritur kërcënimet e saj, raporton Sky News.

“Britania e Madhe dhe partnerët kanë dënuar në termat më të ashpër përshkallëzimin e Kinës në rajonin rreth Tajvanit, siç shihet nga deklarata jonë e fundit e G7”.

“Kam udhëzuar zyrtarët që të thërrasin ambasadorin kinez për të shpjeguar veprimet e vendit të tij”.

“Ne kemi parë sjellje dhe retorikë gjithnjë e më agresive nga Pekini në muajt e fundit, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Britania e Madhe i kërkon Kinës që të zgjidhë çdo mosmarrëveshje me mjete paqësore, pa kërcënimin ose përdorimin e forcës ose detyrimit”, ka theksuar Truss.

Ndryshe, Tajvani ka qenë ishull vetëqeverisës që kur forcat nacionaliste janë larguar nga atje në 1949 pasi komunistët kshin marrë kontrollin e Kinës dhe e cila konsiderohet të jetë një provincë rebele nga Pekini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika