McDonald’s ka në plan të rihapet në Kiev dhe Ukrainën perëndimore

Gjigandi i burgerëve ka bërë të ditur se do të ketë një rihapje me faza gjatë disa muajve të ardhshëm në Kiev dhe Ukrainën perëndimore, në zonat që konsiderohen të sigurta

Restorantet e McDonald's në Kiev janë mbyllur që nga marsi

McDonald’s ka njoftuar se planifikon të rihap pikat në Ukrainë, të cilat u mbyllën pas pushtimit të Rusisë, në mars.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se shpresonte se masa do të ndihmonte në rivendosjen e një “ndjesie të vogël por të rëndësishme të normalitetit”.

Do të ketë një rihapje me faza gjatë disa muajve të ardhshëm në Kiev dhe Ukrainën perëndimore në zonat që konsiderohen të sigurta, tha gjigandi i burgerëve.

McDonald’s kishte më shumë se 100 restorante në Ukrainë para fillimit të konfliktit.

Kompania ka vazhduar të paguajë paga për më shumë se 10,000 punonjës që atëherë.

“Ne kemi folur gjerësisht me punonjësit tanë të cilët kanë shprehur një dëshirë të fortë për t’u kthyer në punë dhe për të parë restorantet tona në Ukrainë të rihapen, ku është e sigurt dhe e përgjegjshme për ta bërë këtë,” ka thënë zëvendëspresidenti i lartë, Paul Pomroy në një mesazh të postuar në faqen e internetit të firmës.

“Në muajt e fundit, besimi se kjo do të mbështeste një ndjenjë të vogël por të rëndësishme normaliteti është bërë më e fortë. Dhe zyrtarët ukrainas kanë këshilluar që bizneset që rifillojnë funksionimin do të mbështesin ekonominë lokale dhe popullin ukrainas.”

Analistët presin që lufta të shkaktojë një rënie ekonomike prej 35% ose më shumë në Ukrainë këtë vit, duke ndërprerë eksportet, duke shkatërruar infrastrukturën kryesore dhe duke detyruar të mbyllen mijëra biznese.

Në qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në një takim të liderëve të biznesit perëndimorë të organizuar nga Universiteti Yale dhe u kërkoi firmave të investojnë në vend.

Ai ka festuar gjithashtu rihapjen e dhjetëra ambasadave në Kiev, duke përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar në prill.

McDonald’s tha se po punonte me furnitorët dhe kontraktorët për të siguruar që restorantet të ishin gati për rihapje.

KFC, Nike dhe Zara janë ndër markat e tjera perëndimore, dyqanet e të cilave raportohet se janë të hapura në vend.

McDonald’s gjithashtu pezulloi operacionet në Rusi në mars, dhe në maj ia shiti shumicën e restoranteve të tij ruse një të licencuari lokal.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika