Antonio Guterres viziton një port në Odesa të Ukrainës

Të premten e 19 gushtit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka vizituar një port në Odesa të Ukrainës. Guterres tha se më shumë se 560 mijë tonë metrikë grurë dhe ushqime të tjera të prodhuara nga fermerët ukrainas po bëjnë rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën

SZekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një port të Odesës. Foto: CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të premtën e 19 gushtit ka mbërritur  për një vizitë në qytetin port ukrainas të Odesa, një ditë pasi ka zhvilluar bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky në Lviv.

Pamjet e siguruara nga OKB-ja tregojnë Antonio Guterres duke hipur në një anije mallrash dhe duke inspektuar ngarkesën e saj.

Pas takimit me Zelensky dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në qytetin perëndimor të Lviv të enjten e 18 gushtit, Guterres tha se kishte shenja se tregjet globale të ushqimit po fillonin të stabilizoheshin pas marrëveshjes për të siguruar kalim të sigurt për anijet tregtare nga portet ukrainase të Detit të Zi.

“Ndërsa flasim, më shumë se 560 mijë tonë metrikë grurë dhe ushqime të tjera të prodhuara nga fermerët ukrainas po bëjnë rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën,” tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Antonio Guterres shtoi se çmimet e grurit ranë deri në 8% pas nënshkrimit të marrëveshjes. Por, ai paralajmëroi se zinxhirët e furnizimit janë ende të ndërprerë dhe kostot e energjisë dhe transportit janë të larta, njoftoi CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është shprehur se ishte “jetike për të ndihmuar në kthimin e trazirave në tregun global të plehrave që po kërcënon tani të korrat e sezonit të ardhshëm duke përfshirë orizin, elementin kryesor më të konsumuar në botë”.

Udhëheqësit e Ukrainës dhe OKB-së kërkojnë të sigurojnë centralin bërthamor të mbajtur nga Rusia

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika