Arkivoli i Mbretereshës Elizabeth II bartet drejt Edinburgut

Arkivoli i mbretereshës britanike që vdiq në moshën 96-vjeçare do të lëvizë nga shtëpia e familjes mbreterore në Balmoral për në katedralen Shën Giles të Edinburgut

Mbreteresha Elizabeth II

Arkivoli i Mbretereshës Elizabeth II të dielën e 11 shtatorit do të largohet nga shtëpia skoceze e familjes mbretërore në Balmoral për në Edinburg, ku do të qëndrojë deri të hënën pasdite të 19 shtatorit.

Mbreti Charles III, tashmë i shpallur zyrtarisht si monarku i ri i Britanisë, do të mbajë takime në Pallatin Buckingham të dielën dhe do të vizitojë Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të hënën.

“Unë jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar tani”.

“Unë do të përpiqem të ndjek shembullin frymëzues që më kanë dhënë”, ka thënë Charles në ceremoninë zyrtare të shpalljes.

Arkivoli i mbretëreshës do të dërgohet në Londër të martën e 20 shtatorit, njofton washingtonpost.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se planifikon të marrë pjesë.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani.

Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika