Shkolla “Hasan Prishtina” hap dyert, prindërit e “Naim Frashëri” në protesta

Greva, në shumicën e shkollave të vendit është duke vazhduar, por një prej tyre në kryeqytet, ka vendosur që të nis mësimin. Këtë, shkolla “Hasan Prishtina” në kryeqytet e ka bërë duke filluar me mësimin me orë të shkurtuara

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Hasan Prishtina"

Ky entuziazëm është për një arsye. Mësimdhënësit e gjithë këtyre nxënësve të gëzuar kanë vendosur pas grevës një muajshe të dalin në punë.

Njëri nga nxënësit tha se njoftimin e morën ndërmjet rrjeteve sociale.

“kanë shkruar në grupin e klasës dhe kanë treguar që më nuk ka greva dhe se ora që u kanë 45 minuta tashmë është 30 minuta dhe se është shkurtuar për shkak të grevës”, ka thënë nxënësi Arlind Suma.

Një tjetër nxënës i klasës së tetë tregon se pavarësisht entuziazmit kanë pas problem paksa me orar.

 “Pat probleme për shkak të orarit se arsimtarët nuk kanë ditë me rend me shku sipas orëve”, ka thënë Adriatik Hasani, një nxënës tjetër.

Të kënaqur me këtë janë edhe ata që po i përcjellin nipërit e mbesat.

Islam Kostalica po vlerëson se ky fillim është shumë domethënës.

“Roli i Sindikatave është që të kujdeset për punëtorët por jo në dëm të tjerëve në këtë rast jo në dem të fëmijëve”, ka thënë Kostalica.

Por, ndryshe situata sot ishte në një shkollë tjetër të Prishtinës.

Në shkollën “Naim Frashëri” është protestuar duke bërë thirrje që mësimdhënësit të dalin në punë.

Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve tregoi arsyen e kësaj proteste.

“Jemi mbledhë këtu me qëllim ti lusim të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle se padyshim është një ndër shkollat më të mira që fëmijet të fillojnë sa më shpejt procesin mësimor”, ka thënë Vokshi.

Vlora Vokshi, Këshilli Prindërve

Një tjetër prind  protestues thotë se po e ka të vështirë të ia arsyetoj fëmijës së tij arsyen e grevës.

“Fëmijët më se paku e kanë merituar që të ballafaqohen me këtë situatë dmth ata janë krejt janë viktimë e kësaj situate të krijuar”, ka thënë njëri nga prindërit e nxënësve, Besart Macula.

Besart Macula, prind

Greva në arsim këtë të hënë ka hyrë në javën e katërt.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika