Këshilli i Prindërve të Kosovës kërcënon me çregjistrim të nxënësve nëse nuk fillon mësimi me 3 tetor

Nëse mësimi nuk fillon me 3 tetor Këshilli Prindërve të Kosovës kanë njoftuar se do do të kërkojnë çregjistrim masiv të nxënësve nga të gjitha shkollat e Kosovës

Ilustrim, Grevë

Këshilli i Prindërve të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në Facebook kanë bërë të ditur se nëse nuk fillon mësimi me 3 tetor në të gjitha shkollat e Kosovës, do të kërkojnë cregjistrim masiv të nxënësve nga të gjitha shkollat e Kosovës.

Me këtë sipas tyre sistemi arsimor në Kosovë do të kolapsojë, dhe nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për insitucione arsimore.

Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre është lehtë të prishësh, është lehtë të bllokosh, dhe se greva në arsim është e padrejtë.

Ndërsa, ata bën të ditur se ky njoftim nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësive të tyre, sic janq protestat, marshet, dhe hyrjet në shkolla.

Deri të shtunën pritet që Sindikata e Bashkuar e Arsimit të dal me një qëndrim përfundimtar rreth votimit të anëtarësisë nëse duhet të nis mësimi të hënën apo të vazhdoj greva tashmë një mujore në arsim.

Shkollat votojnë për ndaljen ose jo të grevës, ende s’ka rezultat

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika