Molliqaj: Greva na dha leksion për pushtetin që kemi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se presioni lidhur me pagat ka kaluar limitet e tij dhe i njëjti përgjatë kontekstit të votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, paraqet ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se paga është i vetmi mjet i përdorur pas mosarritjes së përçarjes së grevës dhe pamjaftueshmërisë së denigrimit dhe fushatave sistematike kundër mësimdhënësve.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se presioni me paga ka kaluar limitet dhe se i njëjti përgjatë kontekstit të votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, paraqet ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës.

“Meqë as nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë, as nuk kanë arritur t’i përçajnë, aq më pak t’i kontrollojnë, mjeti i vetëm që kanë në dorë është laku nën fyt, me punën e pagave. Sikur nuk u mjaftoi denigrimi dhe fushata sistematike kundër mësimdhënësve. Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës”, ka shkruar Molliqaj.

Ndër të tjera, ai e ka kategorizuar këtë sikurse një shfaqje të një karakteri ideologjik të partisë në pushtet, duke thënë se ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve, nuk do ta gjejnë atë.

Greva në arsim është prezente që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar shumën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit të Pagave, duke mos pranuar ndihmën me shumën prej 50 eurosh që kishte prezantuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika