Abdixhiku: Një qeveri e pastër nuk do ta ndalonte formimin e komisionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se një qeveri e pastër nuk do të kishte arsye ta ndalonte formimin e një komisioni hetimor

I ftuar në “Debat Plus”, Abdixhiku ka cilësuar energjetikën si një problem burimor dhe një krizë e menaxhuar keq.

Sipas të parit të LDK-së, Lëvizja Vetvendosje ka mohuar lejimin e komisionit hetimor me arsye sikurse lufta aktuale në Ukrainë dhe kjo nuk është asgjë tjetër pos, një luftë e pastër politike.

“Jemi të pakopromis në hetimin e krizës së fundit”, ka thënë  Abdixhiku, duke shtuar se në grupin e moskompromiseve hyjnë keqmenaxhimi, financat dhe vendi ku ato kanë përfunduar.

Ai ka përgëzuar Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i ka dhënë të drejtë opozitës.

“Keni zbuluar temë, ku keni zë të përbashkët tri partitë opozitare”, ka thënë Visar Ymeri, analist.

Abdixhiku kishte shërbyer si ministër i infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, ku në koalicion ishin Vetëvendosje dhe LDK. Abdixhiku është kryetari më i ri në moshë, që ka drejtuar ndonjëherë LDK-në.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika