Ahmeti: U intervistova nga policia, nuk e kisha kthyer në punë një të akuzuar për ngacmim seksual

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Policia e Kosovës si shkak i moskthimit në punë të një personi të akuzuar për ngacmim seksual. Ahmetit ka treguar se i kishte ardhur një vendim nga gjykata në të cilin thuhej se personi në fjalë, mësimdhënësi, duhej kthyer në punë, gjë të cilën ai refuzonte megjithëse ishte paralajmëruar nga avokatët se mund të dënohej me gjobë dhe njëherësh, edhe me burg

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës





Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Policia e Kosovës si shkak i moskthimit në punë të një personi të akuzuar për ngacmim seksual, për pedofili. Ky i fundit ishte liruar nga gjykata dhe kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj Ahmetit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se rasti në fjalë kishte ndodhur para disa vjetëve me një mësimdhënës të një shkollore fillore në komunën e Prishtinës. Ky rast nuk kishte qenë i vetmi, bazuar në fjalët e Ahmetit pas takimeve të tij me drejtoreshën e shkollës dhe disa prindër.

“Para disa viteve, kishim një rast të një mësimdhënësi në një shkollë fillore në Prishtinë i cili kishte prekur një vajzë nxënëse në mënyrë të papranueshme. Me lajmërimin në polici ishte ngritur aktakuzë ndaj personit në fjalë. Pas disa takimeve me drejtoreshën dhe me prindër kuptova që ky nuk ishte rasti i parë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se i kishte ardhur një vendim nga gjykata në të cilin thuhej se personi në fjalë, mësimdhënësi, duhej kthyer në punë, gjë të cilën ai refuzonte megjithëse ishte paralajmëruar nga avokatët se mund të dënohej me gjobë dhe njëherësh, edhe me burg.

“Disa vite më pas nga gjykata ma sollën vendimin e formës së prerë që personi në fjalë ishte liruar dhe duhet kthyer në punë. Refuzoja edhe pse juristët më thonin se rrezikoja dënim edhe me gjobë (personale), por edhe me burg. Po ashtu, personi në fjalë përmes një familjari më kishte kërcënuar edhe personalisht”, tregon Ahmeti.

Ish-kryetari ka treguar se si shkak i rrethanave të atëhershme, ai kishte marrë vendim për kthimin në vend të punës sipas vendimit të gjykatës dhe menjëherë, edhe suspendimin me vendim të kryetarit në procedurë të brendshme të këtij personi.

Bëhet e ditur se ftesa i kishte ardhur Ahmetit pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i Prishtinës dhe se me urdhër të prokurorit, ai do të intervestohet për moszbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e mësimdhënësit.

Sipas tij, tani është koha për legjislacion të regjistrit të shkelësve seksualë, e njohur ndryshe sikurse “sexual offenders”.

“Reagimet dhe marrja e përgjegjësise për raste individuale janë të domosdoshme.  Por edhe më e domosdoshme është marrja e iniciativave për politika e legjislacion.  Me këtë nuk zhduken kriminelët, por identifikohen e parandalohen më lehtë. Në SHBA lista është publike ku njerëzit e dijnë kur dikush është në lagjen e tyre.  Në BE vetëm Policia ka qasje, por çdo lëvizje e vendbanimit të një personi të tillë duhet të lajmërohet në policinë lokale”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se në qoftë se persona të tillë kanë kryer krime të ngjajshme dhe janë liruar nga gjykata, duhet të ketë rishqyrtim të rasteve të kaluara për të parë lëshimet nga institucionet gjyqësore.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika